Turqia

MIT neutralizon në Irak të ashtuquajturën drejtuese e nivelit të lartë të organizatës terroriste PKK

Hanım Demir, ishte anëtare e të ashtuquajturës këshilli i strukturës së grave YJA-STAR dhe këshillit HPG, nga ku drejtohen aktivitetet e armatosura të organizatës

Ahmet Sertan Usul   | 04.07.2022
MIT neutralizon në Irak të ashtuquajturën drejtuese e nivelit të lartë të organizatës terroriste PKK

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Türkiye-s (MİT) nëpërmjet një operacioni të ndërmarrë në rajonin Gara në veri të Irakut, neutralizoi anëtaren e të ashtuquajturës këshilli i PKK-HPG nga ku drejtohen aktet e armatosura të organizatës terroriste PKK dhe njëherësh drejtuese e nivelit të lartë për strukturën e grave YJA-STAR të organizatës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, terroristja Hanım Demir me emrin e koduar "Berfin Nurhak" u vendos në ndjekje nga MIT në veri të Irakut.

MIT kaloi në veprim për operacionin ndaj terroristes Demir pas përcaktimit të vendit se ku do të mbahej takimi me stafin e organizatës dhe Demir u neutralizua në rajonin Gara në veri të Irakut, bashkë me anëtarët e tjerë të PKK-së.

Terroristja Demir iu bashkua organizatës terroriste PKK në vitet 1990 dhe mësohet se ajo ka marrë pjesë në mesin e planifikuesve të shumë akteve të ndërmarra kundër forcave të sigurisë.

Demir aktivitetet e saj terroriste brenda organizatës i ka kryer në rajonet Sinjar dhe Gara, dhe ajo ka dhënë trajnime të armatosura dhe ideologjike për pjesëtarët e organizatës.

Terroristja Demir mësohet se është vendosur nga organizata në këtë pozicion në vend të terroristit Halef el Muhammed me emrin e koduar "Sofi Nurettin", i cili u neutralizua nga MIT në vitin 2021.

Hanım Demir, ishte anëtare e të ashtuquajturës këshilli i strukturës së grave YJA-STAR dhe këshillit HPG, nga ku drejtohen aktivitetet e armatosura të organizatës.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.