Turqia

MIT ekstradoi dy terroristë të lartë të FETO-s nga Azerbajxhani dhe Ukraina

Sipas të dhënave të siguruara, dy pjesëtarët e FETO-s janë kapur pas një operacioni të inteligjencës turke

Sarp Özer   | 12.07.2018
MIT ekstradoi dy terroristë të lartë të FETO-s nga Azerbajxhani dhe Ukraina

Ankara

ANKARA (AA) - Agjencia turke e Inteligjencës, MIT, ka kapur dhe ka sjellë në Turqi dy terroristë të lartë të organizatës terroriste FETO në Azerbajxhan dhe Ukrainë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, dy pjesëtarët e FETO-s janë kapur pas një operacioni të inteligjencës turke.

Bëhet fjalë për İsa Özdemir, i kapur në Azerbajxhan, dhe Salih Zeki Yiğit, i kapur në Ukrainë, të cilët me avion special janë sjellë në Stamboll.

Dy pjesëtarët e FETO-s kërkoheshin me akuzën e "pjesëmarrjes në organizatë të armatosur terroriste".

İsa Özdemir, i diplomuar në Universitetin Shtetëror të Bakus në vitin 1997, një periudhë ishte përgjegjës për çështje të veçanta të organizatës terroriste në Azerbajxhan. Özdemir bëhet e ditur të ketë qenë edhe arkëtar i FETO-s në Azerbajxhan. Ai ishte pronar i firmës Avro 2000, e cila kryente aktivitete të maskuara në sektorin e ndërtimit në emër të organizatës terroriste në Baku.

Ndërkaq, Salih Zeki Yiğit, i kapur në Ukrainë, është zbuluar të ketë qenë epror i biznesmenëve të lidhur me FETO-n në Mersin të Turqisë. Yiğit ka kryer transferimin e parave të mbledhura në emër të "bamirësisë" drejt Pensilvanisë dhe për financimin e shkollave të organizatës në Afrikë. Ai është arratisur nga Turqia pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın