Turqia

Mbi 145 migrantë të parregullt ndalohen në Turqi

Komanda e Xhandarmërisë në Ankara në një deklaratë tha se migrantët e parregullt, përfshirë pesë pakistanezë, 142 shtetas afganë dhe dy të dyshuar për trafikim migrantësh u mbajtën në rimorkio të një kamioni të ndaluar në autostradën Ankara-Niğde

Muhammed Nuri Erdoğan   | 30.07.2021
Mbi 145 migrantë të parregullt ndalohen në Turqi

Ankara

Gjithsej 147 migrantë të parregullt u ndaluan në Turqinë qendrore sot herët në mëngjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda e Xhandarmërisë në Ankara në një deklaratë tha se migrantët e parregullt, përfshirë pesë pakistanezë, 142 shtetas afganë dhe dy të dyshuar për trafikim migrantësh u mbajtën në rimorkio të një kamioni të ndaluar në autostradën Ankara-Niğde.

Ky veprim erdhi pasi ekipet e xhandarmërisë u informuan për trafikimin e mundshëm të migrantëve për shkak të punës së kryer në rrethin Şereflikoçhisar të Ankarasë.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për migrantët e parregullt që përpiqen të kalojnë në Evropë, veçanërisht që nga viti 2011, kur filloi lufta civile në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın