Turqia

Mbërrin në Stamboll avioni i parë me shtetasit turq të evakuuar nga Gjermania

Në kuadër të evakuimit në Aeroportin e Stambollit rreth orës 14:20 sipas kohës lokale ka mbërritur avioni i parë i Turkish Airlines (THY) me 108 persona në bord përfshirë edhe 2 foshnje

Kenan Irtak,Mehmet Ali Derdiyok   | 17.03.2020
Mbërrin në Stamboll avioni i parë me shtetasit turq të evakuuar nga Gjermania

Stamboll

Nga qyteti i Gjermanisë, Mynih, ka mbërritur në Stamboll avioni i parë me shtetastit turq që kanë kërkuar të evakuohen në vend për shkak të koronavirusit të ri (Covid-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Shtetasit e evakuuar nën shoqërimin e xhandarmërisë dhe policisë janë dërguar me autobusë drejt konvikteve shtetërore për t'u vendosur në karantinë.

Në kuadër të vendimit të Bordit Shkencor të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, për shkak të koronavirusit në fundjavë u ndërprenë udhëtimet nga Gjermania, Franca, Spanja, Australia, Holanda, Belgjika, Suedia, Norvegjia dhe Danimarka.

Në këtë drejtim u vendosën fluturime të veçanta për evakuimin e shtetasve turq që ndodhen në këto vende për biznes, për vizita tek të afërmit apo që janë studentë. Si rrjedhojë për evakuim në Turqi aplikuan në ambasadat dhe kryekonsullatat turke 3.614 shtetas turq në këto vende.

Në kuadër të evakuimit në Aeroportin e Stambollit rreth orës 14:20 sipas kohës lokale ka mbërritur avioni i parë i Turkish Airlines (THY) me 108 persona në bord përfshirë edhe 2 foshnje.

Për uljen e avionit në Aeroportin e Stambollit u formua një zonë e veçantë. Udhëtarët u pritën nga ekipet shëndetësore të pajisur me veshjet speciale mbrojtëse, njësi këto të lidhur me Drejtorinë e Shëndetit, Drejorinë kufitare dhe atyre bregdetare.

Gjatë kësaj në vend kanë marrë masa të sigurisë edhe ekipet e policisë dhe xhandarmërisë.

Pas kontrolleve shëndetësore, udhëtarët me autobusë nën shoqërimin e policisë dhe xhandarmërisë janë dërguar drejt konvikteve shtetërore në Stamboll të cilët janë përshtatur për karantinë.

Qytetarët të cilët kanë paraqitur emrat e tyre në Ministrinë e Jashtme turke dhe që dëshironin të evakuohen nga Evropa e cilësuar si qendra e koronavirusit të ri (Covid-19) nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), pritet që brenda ditës të Turqi të evakuohen nga qytetet Këln, Shutgart, Frankfurt, Nyrnberg të Gjermanisë, qyteti Lyon i Francës si dhe nga kryeqyteti i Finlandës, Helsinki.

Nga vendet evropiane pritet të evakuohen 3.614 shtetas turq të cilët do të vendosen në karantinë në konviktet shtetërore që ndodhen në Stamboll dhe Kocaeli.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın