Turqia

Lirohen të gjithë punonjësit e AA-së të arrestuar në Egjipt

"Të gjithë punonjësit tanë të arrestuar më 14 janar në Egjipt u liruan", tha Şenol Kazancı, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues i AA-së

Mahmut Geldi   | 19.01.2020
Lirohen të gjithë punonjësit e AA-së të arrestuar në Egjipt

Ankara

Autoritetet egjiptiane liruan të gjithë punonjësit e Anadolu Agency (AA) të arrestuar pas një bastisjeje në zyrën agjencisë në Kajro të martën, njoftoi drejtori i përgjithshëm Şenon Kazancı.

"Të gjithë punonjësit tanë të arrestuar më 14 janar në Egjipt u liruan", tha Kazancı, drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit drejtues i AA-së.

Pas lirimit të Hilmi Balcı të enjten, përgjegjësit për Çështje Finacniare dhe Administrative të Zyrës së AA-së në Kajro, tre punonjësit e tjerë, shtetas egjiptianë, u liruan sot me kaucion prej nga 10.500 paundësh egjiptianë (rreth 650 dollarë), tha Kazancı.

Kreu i agjencisë njoftoi se zyra e AA-së në Kajro ende po mbahet nën kontroll nga policia.

Të martën, policia egjiptiane kreu bastisje në Zyrën e AA-së në Kajro dhe arrestoi katër punonjësit e saj.

Anëtarët e stafit, përfshirë një shtetas turk, u dërguan në një vend të panjohur.

Bastisja e autoriteteve të Egjiptit shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın