Turqia

Libri i AA-së për operacionin "Burimi i Paqes" arrin në duart e lexuesve

Libri zbulon origjinën e organizatës terroriste të PKK, strukturën e saj, qëllimin dhe metodat, masakrat dhe metodat e rekrutimit, si dhe aktivitetet terroriste të YPG-së, degës siriane të PKK-së

Ali Murat Alhas   | 08.11.2019
Libri i AA-së për operacionin "Burimi i Paqes" arrin në duart e lexuesve ( Onur Çoban - Anadolu Agency )

Ankara

Libri i fundit i Anadolu Agency (AA) që hedh dritë mbi luftën 35-vjeçare të Turqisë kundër grupit terrorist PKK dhe degës së saj siriane YPG, ka takuar lexuesit në panairin e librit në Tuyap të Stambollit.

Libri me 94 faqe, i titulluar "Lufta e Turqisë kundër terrorizmit, Operacioni Burimi i Paqes", u përpilua me kontribute të ekspertëve.

Libri zbulon origjinën e organizatës terroriste të PKK, strukturën e saj, qëllimin dhe metodat, masakrat dhe metodat e rekrutimit, si dhe aktivitetet terroriste të YPG-së, degës siriane të PKK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i AA-së, Şenol Kazancı, në parathënie ka nënvizuar se qeveria turke gjithmonë ka mbështetur integritetin territorial të Sirisë që nga shpërthimi i luftës civile në vitin 2011.

Duke theksuar se Turqia në këtë drejtim ka ndërmarrë iniciativa ndërkombëtare, Kazancı shton se Turqia nuk do të lejojë që grupet separatiste si DEASH dhe YPG/ PKK të krijojnë "korridor terrorist" përgjatë kufijve të saj.

Turqia, e vendosur për të eleminuar kërcënimin e YPG/PKK-së në veri të Sirisë, nisi operacionin antiterrorist për të siguruar kthimin e refugjatëve sirianë në zonë, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare, thekson Kazancı.

Ai ka rikujtuar se vendi strehon mbi 3,6 milionë refugjatë sirianë.

Sipas tij, marrëveshjet e Turqisë me Rusinë dhe SHBA-në për krijimin e zonës së sigurt në veri të Sirisë pas suksesit të shpejtë të operacionit, ishin një sukses politik.

Libri tregon procesin e strukturës terroriste PKK në Turqi dhe Siri, si dhe sigurinë e kufijve turq, integritetin territorial të Sirisë, kërcënimet ndaj kthimit të sigurt të refugjatëve sirianë dhe arsyet e ligjshme që çuan në operacionin e Turqisë në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Libri përbëhet nga shtatë kapituj me titujt "Çfarë është PKK", "Dega siriane e PKK-së, YPG, dhe mbështetja ndërkombëtare për terrorin", "Synimet dhe operacionit në ofensivën Burimi i Paqes", "Zhvillimi i operacionit", "Struktura e Ushtrisë Kombëtare Siriane dhe mbështetja e saj për operacionin","Rezultatet e operacionit dhe marrëveshjet e arritura" dhe "Fushata e manipulimit dhe dezinformimit e YPG/PKK-së".

Turqia nisi operacionin "Burimi i Paqes" më 9 tetor për të eleminuar terroristët nga verilindja e Sirisë dhe për të krijuar një zonë të sigurt përgjatë kufirit, duke mundësuar kthimin vullnetar të refugjatëve sirianë.

Ankaraja ra dakord me Washingtonin më 17 tetor për të pauzuar operacionin e saj për të mundësuar që terroristët e YPG/PKK të tërhiqeshin nga zona e planifikuar e sigurt.

Më 22 tetor, Turqia gjithashtu arriti një marrëveshje me Rusinë për një plan dhjetëpikësh për të siguruar tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga zona.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın