Turqia

Kryeparlamentari turk Şentop: Toka në Srebrenicë është shndërruar në një fushë të vdekjes

Mustafa Şentop tha se Srebrenica është një vend ku bien shumë maska

Ali Kemal Akan  | 12.07.2020 - Përdıtësım : 12.07.2020
Kryeparlamentari turk Şentop: Toka në Srebrenicë është shndërruar në një fushë të vdekjes Foto: AA/Arhiv

Ankara

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, tha se shtetet perëndimore janë përgjegjëse për genocidin në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

"Perëndimi është përgjegjës për genocidin që ndodhi në Srebrenicë. Ushtarët e vendeve perëndimore, të cilët premtuan se do të mbronin popullin, thjesht vëzhguan se si realizohet gjenocidi", shkroi Şentop në profilin e tij në Twitter.

Ai theksoi se Srebrenica është një vend ku bien shumë maska.

"Toka atje është shndërruar në fushë të vdekjes, zemrat janë djegur. Srebrenica është vend ku bien maskat e atyre që nuk kanë të paktën një ndërgjegje minimale për qeniet njerëzore", shkroi Şentop.

Në varrezat e Qendrës Memoriale në Potoçari të Bosnjë e Hercegovinës, sot u është falur namazi i xhenazes dhe janë varrosur 9 viktima të gjenocidit të Srebrenicës.

Me viktimat e varrosura sot, në varrezën përkujtimore Potoçari janë varrosur 6.652 viktima të gjenocidit, ndërsa akoma kërkohen mbi një mijë banorë të Podrinjes.

Mbetje mortore të viktimave të gjenocidit u gjetën në rreth 150 lokacionet të ndryshme, nga të cilat më shumë se 70 janë varreza masive.

Viktima më e re e varrosur deri më tani në Potoçari është një vajzë e porsalindur, Fatima Muhiç, ndërsa viktima më e vjetër është Shaha Izmirliç, e lindur në vitin 1901.

Deri më tani, 47 persona janë dënuar në gjykatat e rajonit dhe gjykatën e Hagës për krimet e kryera në Srebrenicë, me më shumë se 700 vjet burg, si dhe janë shqiptuar katër dënime të përjetshme.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın