Turqia

Kryeparlamentari turk kritikon kërcënimin e Trumpit për Turqinë

“Me postimet e tij për Turqinë, ai (Trump) po drejtonte politikën e brendshme të SHBA-ve”, tha Şentop para gazetarëve në parlament

Emin Avundukluoğlu   | 09.10.2019
Kryeparlamentari turk kritikon kërcënimin e Trumpit për Turqinë

Ankara

Duke kritikuar komentet e fundit për Turqinë të presidentit amerikan, Donald Trump, kryetari i Parlamentit turk, Mustafa Şentop, ka deklaruar se ato komente kanë të bëjnë me politikën e brendshme amerikane, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke theksuar se kërcënimet ndaj Turqisë nuk kanë kuptim, Şentop tha se ka pasur komente dhe vlerësime të ndryshme në postimin e Trumpit në Twitter.

“Me postimet e tij për Turqinë, ai (Trump) po drejtonte politikën e brendshme të SHBA-ve”, tha Şentop para gazetarëve në parlament.

Kryeparlamentari turk tha se askush nuk mund të kërcënojë Turqinë dhe ajo nuk ka ndonjë kuptim.

Para një operacioni të planifikuar turk në Siri, Trump kërcënoi Turqinë me kolaps ekonomik nëse Ankaraja vepron, siç e vlerësoi ai, “jashtë caqeve” në Siri.

“Siç kam thënë fuqishëm edhe më parë dhe thjesht për të përsëritur, nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, me urtësinë time të madhe dhe të pakrahasueshme, e konsideroj si jashtë caqeve, unë do ta shkatërroj dhe do ta fshij plotësisht ekonominë e Turqisë (Unë e kam bërë edhe më parë!)”, shkroi Trump në Twitter.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın