Turqia

Kryeparlamentari turk do të niset për një vizitë treditore në Poloni

Mustafa Şentop do të takohet me presidentin polak Andrzej Duda dhe homologen e tij Elzbieta Witek

Muhammet Emin Avundukluoğlu   | 30.11.2021
Kryeparlamentari turk do të niset për një vizitë treditore në Poloni

Ankara

Kryetari i parlamentit turk do të nisë një vizitë treditore në Poloni sot, njoftoi zyra e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mustafa Şentop do të vizitojë parlamentin polak në kryeqytetin Varshavë dhe do të takohet me homologen e tij Elzbieta Witek. Ai do të pritet edhe nga presidenti Andrzej Duda.

Në ditën e fundit të vizitës së tij, Şentop do të takohet me përfaqësues të Shoqatës së Biznesmenëve Poloni-Turqi dhe të Shoqatës së Solidaritetit Kulturor Turqi-Poloni.

Dy vendet kanë marrëdhënie miqësore. Mbështetja e Ankarasë për pranimin e Polonisë në NATO në vitin 1999, si dhe mbështetja e Polonisë për procesin e anëtarësimit të Turqisë në BE, kanë ndikuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Deklarata për Partneritetin Strategjik Turko-Polak u nënshkrua në vitin 2009.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın