Turqia

Kreu i Diyanetit të Turqisë pret në takim kreun e BFI-së

Në njoftimin e Diyanetit të Turqisë thuhet se Erbaş ka uruar Fetahun i cili u zgjodh në detyrën e kreut të BFI-së në nëntor të vitit 2020

İsa Toprak  | 23.02.2021 - Përdıtësım : 24.02.2021
Kreu i Diyanetit të Turqisë pret në takim kreun e BFI-së

Ankara

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Ali Erbaş ka pritur në takim kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e Diyanetit të Turqisë thuhet se Erbaş ka uruar Fetahun i cili u zgjodh në detyrën e kreut të BFI-së në nëntor të vitit 2020.

Ai tha se kanë lidhje të fuqishme me Maqedoninë e Veriut dhe se në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit miqësor me BFI-në deri më sot janë zhvilluar shumë shërbime dhe projekte.

Ndërkohë, Fetahu, duke e falënderuar Erbaş-in në lidhje me mikpritjen tha se e konsideron veten si vëlla të Turqisë dhe se i marrin shembull punimet e Diyanetit të Turqisë.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.