Turqia

Konfiskohen mbi 100 kg heroinë në Turqinë lindore

Heroina është konfiskuar në provincën Van, arrestohet drejtuesi i automjetit

Faruk Zorlu  | 16.08.2019 - Përdıtësım : 18.08.2019
Konfiskohen mbi 100 kg heroinë në Turqinë lindore

Ankara

Policia turke ka konfiskuar mbi 111.8 kilogramë heroinë në provincën Van që ndodhet në lindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Oficerët e narkotikëve nisën një operacion kundër trafikimit joligjor të drogës në distriktin Ipekyolu, thuhet në kumtesën e policisë lokale.

Gjatë kërkimit, me ndihmën e një qeni të trajnuar special, policia konfiskoi heroinë të paketuar në 220 pako brenda tre thasëve në një automjet.

Drejtuesi i automjetit, i njohur vetëm me inicialet K.A., u arrestua për kontrabandë të dyshuar të drogës.

Sipas të dhënave të policisë, forcat turke të sigurisë kanë konfiskuar gjithsej 17.3 ton heroinë në vitin 2018 dhe kanë arrestuar më shumë se 1.500 të dyshuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın