Turqia

Kapet terroristi i dyshuar i grupit DHKP-C gjatë tentativës për arratisje nga Turqia

E majta ekstreme DHKP-C është përgjegjëse për një numër sulmesh terroriste në Turqi, përfshirë një sulm ndaj Ambasadës së SHBA-ve në vitin 2013, në të cilin u martirizua një roje e sigurisë turke

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 14.01.2021
Kapet terroristi i dyshuar i grupit DHKP-C gjatë tentativës për arratisje nga Turqia

Ankara

Sipas një burimi të sigurisë turke, është arrestuar terroristi i dyshuar i grupit DHKP-C, i cili u përpoq të arratiset nga Turqia, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke vepruar në bazë të një informacioni, tha burimi që kërkoi të mbeten anonime për shkak të kufizimeve për t'u prononcuar për media, ekipet e sigurisë ndaluan të dyshuarin në përpjekje për të kaluar ilegalisht në Greqi përmes provincës veriperëndimore Edirne të Turqisë.

I dyshuari i identifikuar me inicialet M.O. po përpiqej të arrinte në Evropë përmes Greqisë, shtoi burimi.

E majta ekstreme DHKP-C është përgjegjëse për një numër sulmesh terroriste në Turqi, përfshirë një sulm ndaj Ambasadës së SHBA-ve në vitin 2013, në të cilin u martirizua një roje e sigurisë turke.

Grupi terrorist është listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE).

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın