Turqia

Kapet Mazlum Dağ, autori kryesor i sulmit në Erbil

Në sulmin e armatosur të mërkurën në një restorant në Erbil të Irakut, u martirizua një diplomat i Konsullatës së Republikës së Turqisë dhe u vranë dy qytetarë irakianë

İdris Okuducu  | 20.07.2019 - Përdıtësım : 22.07.2019
Kapet Mazlum Dağ, autori kryesor i sulmit në Erbil

Stamboll

Autoritetet e Administratës Rajonale Kurde (ARK) në veri të Irakut konfirmuan arrestimin e terroristit Mazlum Dağ, organizatori i sulmit në restorantin në qytetin irakian të Erbilit, ku u martirizua diplomati turk, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim Drejtoria e policisë së ARK-së në veri të Irakut bën të ditur se forcat e sigurisë kanë gjetur dhe kanë arrestuar Mazlum Dağ, terroristin, identiteti i të cilit u publikua dy ditë më parë në lidhje me sulmin në restorantin në Erbil, i cili ndodhi katër ditë më parë.

Ndërkohë në deklaratë njoftohet se "vazhdojnë punimet e kërkimit për kapjen edhe të agresorëve të tjerë që kanë lidhje me sulmin".

Në sulmin e armatosur të mërkurën në një restorant në Erbil të Irakut, u martirizua një diplomat i Konsullatës së Republikës së Turqisë dhe u vranë dy qytetarë irakianë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın