Turqia

Kapen 6 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO gjatë tentimit të arratisjes në Greqi

Mësohet se bëhet fjalë për ushtarakë dhe gardianë burgu të pezulluar

Miraç Kaya, Suat Salgın  | 27.07.2022 - Përdıtësım : 27.07.2022
Kapen 6 pjesëtarë të organizatës terroriste FETO gjatë tentimit të arratisjes në Greqi

Balikesir

Gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO janë kapur në qytetin perëndimor turk Balıkesir gjatë tentimit të kalimit ilegal në ishullin grek Lesbos, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin e zyrës së guvernatorit të qytetit Balıkesir theksohet se pjesëtarët e xhandarmërisë turke dhe rojës bregdetare kapën gjashtë pjesëtarë të organizatës terroriste FETO gjatë tentimit për arratisje në Greqi, ndërsa bëhet fjalë për persona që për shkak të anëtarësimit në FETO-n terroriste janë pezulluar nga shërbimi.

Mësohet se bëhet fjalë për ushtarakë dhe gardianë burgu të pezulluar.

Pas hetimeve penale, të dyshuarit janë dorëzuar në prokurori, ndërsa për katër të dyshuar gjykata ka caktuar masën e paraburgimit.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut të vitit 2016.

Ajo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gulen, i cili jeton në SHBA, ekstradimin e të cilit Türkiye zyrtarisht e ka kërkuar nga SHBA.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın