Turqia

Kandidatët për kryebashkiakë të Stambollit përballen në debat televiziv

Dy kandidatët kryesorë që garojnë për kryebashkiakë të Stambollit, Binali Yıldırım dhe Ekrem İmamoğlu u përballën në një debat televiziv një javë para rivotimeve që do të zhvillohen javën e ardhshme më 23 qershor

Çiğdem Alyanak, Hatice Şenses Kurukız  | 17.06.2019 - Përdıtësım : 17.06.2019
Kandidatët për kryebashkiakë të Stambollit përballen në debat televiziv

Stamboll

Dy kandidatët kryesorë që garojnë për kryebashkiakë të Stambollit, Binali Yıldırım dhe Ekrem İmamoğlu u përballën në një debat televiziv një javë para rivotimeve që do të zhvillohen javën e ardhshme më 23 qershor, raporton Anadolu Agency (AA).

Në transmetimin e përbashkët të zhvilluar në Pallatin e Kongresit "Lütfi Kırdar" në Stamboll, kanidatët Yıldırım dhe İmamoğlu iu përgjigjën pyetjeve të drejtuara nga gazetari İsmail Küçükkaya.

Në pyetjen se përse gara e Stambollit shkoi në një rivotim, Yıldırım tha se zgjedhja e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në pushtet ishte të numërojë të gjitha votat e pavlefshme, të mos mbajnë zgjedhje të reja, por partia e opozitës nuk bashkëpunoi.

"Si rezultat, këto zgjedhje po përsëriten. Kjo nuk është hera e parë. Kjo ka ndodhur edhe në vende të tjera. Ne nuk e dëshironim shumë ripërsëritjen, këtë po e shpreh vazhdimisht. Po të mos insistonte CHP ndaj numërimit të plotë këto zgjedhje nuk do të përsëriteshin sot. Unë po e nënvizoj se shikuam një ndryshim vetëm nga numërimi prej 10 për qind të votave", tha Yıldırım duke shtuar se "kjo ishte vjedhje. Nuk ka shpjegim për këtë".

Ndërsa İmamoğlu hodhi poshtë akuzat për vjedhje, duke pyetur se kush kishte vjedhur zgjedhjet e 31 marsit, në të cilën ai u emërua shkurtimisht si kryetar bashkie përpara se autoritetet turke të zgjedhjeve të përmbysnin rezultatet mbi parregullsitë dhe paligjshmëritë.

"Në Stamboll fituam 25 bashki", theksoi Yıldırım i cili shtoi se "Aleanca Popullore fitoi 180 nga anëtarët e Këshillit të Bashkisë së madhe të Stambollit, ndërsa Partia CHP dhe të tjerët 130. Po ashtu nga 39 bashki fituam 25 bashki. Ne nuk mund të themi se humbën zgjedhjet me këto rezultate".

Yıldırım, i ka drejtur kandidatit İmamoğlu pyetjen se përse ka dhënë urdhër për kopjimin e të gjitha të dhënave të Bashkisë së madhe të Stambollit menjëherë pas ardhjes në detyrë? Përse lindi një nevojë e tillë apo nuk ishin në dijeni që kjo është në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale apo nëse ju kanë futur në rrugë të shtrembër përfaqësuesit ligjorë që kanë?.

İmamoğlu ka dhënë përgjigjen se "një kryetar bashkie ka të drejtë të kryejë çdo inspektim, çdo procedurë në lidhje me bashkinë".

"Ky është një proces i ruajtjes së të dhënave. Për ruajtjen e të dhënave, ato kopjohen dhe ruhen. Kjo është bërë sepse mund të bëheshin ndryshime, mund të bëhej ndonjë proces, ku për këtë kemi edhe denoncime. Pavarësisht ne nuk mundëm ta kryenim këtë për shkak të një vendimi nga Gjykata e Stambollit", tha İmamoğlu duke e konsideruar gjithashtu vendimin e gjykatës jo ligjor.

Yıldırım thekson se "Qytetarët tanë e dinë që unë kam njohuri të mira me teknologjinë, databazën e kësaj e kemi bërë ne dhe kopjimi i të dhënave është punë tjetër dhe ruajtja e tyre tjetër gjë. Të dhënat e Stambollit ruhen dhe jo në një vend por në dy vende. Kjo është një çështje sigurie ku me patjetër ka një kopje rezervë. Madje, edhe në sistemin e kompjuterëve ka sistem të ruajtjes, rezervimit të të dhënave. Kjo ishte e para ndërsa e dyta, sigurisht që çdo kryetar bashkie ka të drejtë të inspektojë çdo gjë, por pyetja është përse kishte nevojë për kopjimin e këtyre të dhënave".

"Këto të dhëna aty janë, nuk largohen në ndonjë vend. Në to kanë qasje si punonësit ashtu edhe kryetari i bashkisë. Ky kopjim është një taktikë e FETO-s sepse ata e kanë bërë këtë në të kaluarën. Po ashtu dëshiroj të përmend që ngarkoi me detyrë edhe tre ekspertë të jashtëm gjë e cila është një gabim në tërësi më vete. Sepse nuk mund të ngarkoni me detyrë në vende me ndjeshmëri të lartë njerëz nga jashtë teksa qëndrojnë nëpunësit e shtetit", tha Yıldırım.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın