Turqia

Kalın bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Gjatë bisedës së tyre, Kalın dhe O'Brien diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, luftën kundër koronavirusit, solidaritetin e NATO-s, si dhe zhvillimet në Siri dhe Libi

Sena Güler   | 22.05.2020
Kalın bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve

Ankara

Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın sot ka zhvilluar bisedë telefonike me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve, Robert O'Brien, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjatë bisedës së tyre, Kalın dhe O'Brien diskutuan për marrëdhëniet bilaterale, luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19), solidaritetin e NATO-s si dhe zhvillimet në Siri dhe Libi, bëri të ditur një burim turk.

Çështjet rajonale ishin gjithashtu ndër temat e trajtuara, tha burimi, i cili kërkoi të mos emërohej për shkak të kufizimeve për të folur në media.

Gjatë bisedës, u theksua edhe mbështetja për qeverinë e Libisë të njohur nga OKB-ja dhe dhënies fund të aktiviteteve dhe sulmeve të paligjshme të gjeneralit renegat në lindje të Libisë, Khalifa Haftar.

Ata u dakorduan se ekziston nevoja për një zgjidhje të krizës siriane, e cila vazhdon që nga viti 2011 dhe se nevojiten më shumë përpjekje në luftën kundër terrorizmit.

Kalın dhe O’Brien theksuan rëndësinë e solidaritetit midis anëtarëve të aleancës së NATO-s në këto ditë sfiduese.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın