Turqia

Juria e Istanbul Photo Awards është mbledhur në Stamboll

Juria e konkursit të sponsorizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Turkish Airlines (THY), gjatë dy ditëve do të përzgjedh më të mirët e vitit nga ato fotografi që kanë kaluar eliminimet

Ahmet Esad Şani  | 20.04.2019 - Përdıtësım : 22.04.2019
Juria e Istanbul Photo Awards është mbledhur në Stamboll ( Arif Hüdaverdi Yaman - Anadolu Agency )

Stamboll

Juria e edicionit të pestë të konkursit të fotografisë "Istanbul Photo Awards" të organizuar nga Anadolu Agency (AA), ka filluar punimet e saj në Stamboll për të përcaktuar fituesit.

Juria e konkursit të sponsorizuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) dhe Turkish Airlines (THY), gjatë dy ditëve do të përzgjedh më të mirët e vitit nga ato fotografi që kanë kaluar eliminimet.

Këtë vit do të jepen çmime në gjithësej 4 kategori, për fotografi lajmesh dhe sportive tek dhe seri të shkrepura brenda vitit 2018.

Fituesit do të bëhen të ditur më 25 prill.

Në jurinë e këtij viti të konkursit marrin pjesë redaktorja digjitale e revistës franceze Paris Match, Marion Mertens, anëtari agjencisë NOOR fotoreporteri Yuri Kozyrev, fotoreporteri dhe këshilltari multimedial Georges De Keerle, drejtori i sektorit të Shpërndarjes së Fotografive dhe Zhvillimit Afarist të agjencisë AFP, Michel Scotto, fotoreporterja dhe autorja Deborah Copaken, kryeredaktori i Lajmeve Vizuale të AA-së, Ahmet Sel, dhe redaktori fotografik i AA-së Fırat Yurdakul.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.