Turqia

Investitorët engjëj që menaxhojnë 500 miliardë dollarë takohen në Stamboll

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik ku do të përfshijë 24 seanca kryesore dhe 132 folës ndërkombëtarë

Uğur Aslanhan, Tolga Yanık, Abdulkadir Günyol  | 17.02.2020 - Përdıtësım : 18.02.2020
Investitorët engjëj që menaxhojnë 500 miliardë dollarë takohen në Stamboll

Stamboll

Forumi Botëror i Investitorëve Engjëj (World Business Angels Investment Forum-WBAF), i cilësuar si "Davosi i investimeve" globale fillestare dhe tregjeve kapitale ka mbledhur në Stamboll investitorët engjëj që menaxhojnë një fond prej 500 miliardë dollarësh, raporton Anadolu Agency (AA).

WBAF, në të cilin AA është "Partner Global i Komunikimit", filloi me pjesëmarrjen e kryetarit të Komisionit të planifikimit dhe buxhetit të Parlamentit të Turqisë, Lütfi Elvan dhe kryetarit të WBAF, Baybars Altuntaş.

Forumi mbahet në "Swissotel The Bosphorus" me pjesëmarrjen e shumë delegatëve nga 92 vende.

Kongresi i këtij viti do të fokusohet në mundësitë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit midis sektorit privat dhe atij publik ku do të përfshijë 24 seanca kryesore dhe 132 folës ndërkombëtarë.

Ndërsa në ditën e dytë të forumit ku do të marrin pjesë qindra investitorë engjëj dhe aktorët kryesorë të tregjeve kapitale, do të zhvillohen për investitorët globalë prezantime të ndryshme nga 100 start-up (fillestarë) nga 42 vende në Podiumin e Gjetjes së Fondit Global.

Gjithashtu në sesionet e këtij viti do të marrë pjesë edhe Swati Mandela, mbesa e Nelson Mandelas. Po ashtu këtu do të mbajë një fjalim edhe prof. Inderjit Singh, ish-deputeti i Singaporit i cili është ndër themeluesit të një prej unicorn-it të parë botëror.

- Do të nënshkruhen 7 marrëveshje ndërkombëtare

Përderisa pritet të nënshkruhen 7 marrëveshje ndërkombëtare, në forum do të mbahen dy takime investitorësh. Për 260 investitorë specialë të ftuar nga 92 vende do të paraqesin një prezantim special ministri i Tregtisë së Malajzisë, Datuk Darell Leiking dhe ministri i Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes së Shqipërisë, Eduard Shalsi.

Në forum do të marrin pjesë me delegacione të fuqishme edhe Agjencia Hungareze e Investimit (HEPA), Agjencia Spanjolle e Investimit (ICEX), Dhoma e Tregtisë e Bahreinit (BCCI), UNIDO, Agjencia e Investimeve e Qeverisë së Andaluzisë, Banka e Zhvillimit të Katarit (QDB), Agjencia e Investimeve të Federatës së Rusisë, Nasdaq dhe Banka Botërore IFC.

Krahas ish politikanëve të Portugalisë dhe Tunizisë në forum do të marrin pjesë si folës kryetarja e Akademisë Mbretërore princesha Dr. Nesrin El Hashemite, presidentja e gjashtë e Mauritiusit, prof. Ameenah Gurib-Fakim, ministri i Tregtisë së Malajzisë, Datuk Darell Leiking dhe ministri i Shtetit për mbrojtjen e sipërmarrjes së Shqipërisë, Eduard Shalsi, ministrja e Ekonomisë së Malit, Safia Boly, zv.ministrja e Jashtme e Meksikës, Martha Delgado Peralta.

- Do të zhvillohet "biseda Nasdaq", një nga bursat më të mëdha në botë

Krahas sesioneve kryesore në forum do të zë vendin e saj edhe "biseda Nasdaq", ku Carsten Borring, zv.kreu i Nasdaq, një nga bursat më të mëdha në botë do të transmetojë hapat e nevojshëm që bizneset e vogla duhet të ndjekin për hapjen e tyre në popull.

Në ditën e parë të forumit do të zhvillohet një 'masterclass' nga Organizata Botërore e Bashkëpunimit të Sektorit Privat dhe Publik (WAPPP) me qëndër në Zvicër. Në ditën e dytë do të realizohen 6 'workshop'-e të ndryshme në interes të sipërmarrësve dhe investitorëve, ku folës do të jenë emra të rëndësishëm si kreu i Agjencisë Hungraze të Promovimit të Eksportit, Balazs Hendrich, investitori i Toys R US, Paulo Andrez dhe zv.kryetari i Nasdaq, Carsten Borring.

Theksohet se sot në mbrëmjen e parë të forumit do të mbahet darka gala dhe recepcioni i Çmimeve të Ekselencës Botërore.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.