Turqia

Interesim i madh për stendën e AA-së në Festivalin Kulturor Etnosport

Drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Ümit Sönmez tha se me anë të pistës që kanë vendosur në kuadër të festivalit, po përpiqen t'ua mësojnë filozofinë e gazetarisë fëmijëve dhe të rinjve

Emrah Oktay  | 04.10.2019 - Përdıtësım : 06.10.2019
Interesim i madh për stendën e AA-së në Festivalin Kulturor Etnosport ( İsa Terli - Anadolu Agency )

Stamboll

Stenda e Anadolu Agency (AA) në kuadër të Festivalit Kulturor Etnosport i cili këtë vit organizohet për herë të katërt, ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve.

Në festivalin që organizohet nga Konfederata Botërore e Etnosportit në Aeroportin Atatürk, AA është partneri global i komunikimit.

Në stendën që AA ka vendosur në kuadër të aktiviteteve të festivalit, pjesëmarrësit kaluan momente të këndshme.

Interesim i madh për stendën e AA-së në Festivalin Kulturor Etnosport

STAMBOLL (AA) - Stenda e Anadolu Agency (AA) në kuadër të Festivalit Kulturor Etnosport i cili këtë vit organizohet për herë të katërt, ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve. Në këtë aktivitet AA mundëson që vizitorët të marrin pjesë në pistën që zbatohet për gazetarët pjesëmarrës në trajnimin e gazetarisë së luftës, që zhvillohet në bashkëpunim të Akademisë së Lajmeve të AA-së dhe Akademisë së Policisë. ( İsa Terli - Anadolu Agency )

Në këtë aktivitet AA mundëson që vizitorët të marrin pjesë në pistën që zbatohet për gazetarët pjesëmarrës në trajnimin e gazetarisë së luftës, që zhvillohet në bashkëpunim të Akademisë së Lajmeve të AA-së dhe Akademisë së Policisë.

Pasi janë marrë të gjitha masat e sigurisë, garuesit me jelekë antiplumb dhe helmeta, u përpoqën të përfundojnë detyrën në mënyrë sa më të shpejtë.

Drejtori i Akademisë së Lajmeve të AA-së, Ümit Sönmez tha se me anë të pistës që kanë vendosur në kuadër të festivalit, po përpiqen t'ua mësojnë filozofinë e gazetarisë fëmijëve dhe të rinjve.

"Uroj që asnjë gazetar, të mos detyrohet të bëhet gazetar lufte. Por, kemi edhe realitete që i jetojmë. Në rajonin ku ndodhemi dhe në mbarë botën vazhdojnë duke u rritur krizat dhe luftërat", tha ai.

Ai shtoi se pasi të kompletohet gara, pjesëmarrësve u dhurojnë libra të përgatitura nga AA.

- Festivali i Etnosportit

Festivali do të zgjasë deri më 6 tetor. Rreth 1.000 sportistë do të garojnë në festival në 12 sporte tradicionale, përfshirë gjuajtjen me hark, mundjen tradicionale, mangala (lojë tradicionale për inteligjencë) dhe gjuajtje harkore me kuaj.

Vetëm garat në mundje tradicionale do të zgjasin katër ditë me gjithsej 300 pjesëmarrës.

Festivali i katërt i Kulturës Etnosportit do të shfaq gjithashtu llojllojshmëri të mahnitshme të kuzhinave tradicionale nga e gjithë bota për vizitorët e festivalit.

Në eveniment prezantohen kuzhina nga 16 shtete nga e gjithë bota.

Përpos sporteve, fëmijët marrin pjesë në 40 lojëra tradicionale për fëmijë dhe ka gjithashtu 50 punëtori artizanale.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın