Turqia

Inteligjenca turke neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në një operacion të zhvilluar në veri të Irakut MIT neutralizoi 2 anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK

Ferdi Türkten  | 01.12.2021 - Përdıtësım : 01.12.2021
Inteligjenca turke neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë (MIT) në një operacion të zhvilluar në veri të Irakut ka neutralizuar dy anëtarë të organizatës terroriste PKK/KCK, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, terroristët Renas Ermeğan me emrin e koduar "Gelhat" dhe Nevzat Durmuş me emrin e koduar "Merhas" ishin anëtarë të YPS-së, strukturës në qytet të PKK/KCK-së.

Terroristi Renas Ermeğan që u neutralizua me goditje në shenjestër u përcaktua se ishte planifikuesi dhe zbatuesi i shumë akteve kundër forcave të sigurisë dhe akteve për gropat/barrikadat e kryera në rajonet Cizre dhe Silopi në qytetin turk Şırnak në vitin 2015.

Po ashtu edhe Nevzat Durmuş mësohet se ka marrë rol aktiv në përgatitjen dhe plotësimin e sulmit që PKK/KCK organizoi në vitin 2015 në rajonin Beytüşşebap në Şırnak dhe se ai kryente koordinimin e aktiviteteve transmetuese të organizatës mes Sirisë dhe Irakut.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.