Turqia

IHH siguron veshmbathje për jetimët sirianë

Përfaqësuesi i IHH-së për Sirinë tha se objektivi i fondacionit është që ndihma të arrijë te 20.000 jetimë deri në mëngjesin e Kurban Bajramit

Fatih Hafız Mehmet  | 20.08.2018 - Përdıtësım : 20.08.2018
IHH siguron veshmbathje për jetimët sirianë

Ankara

KILIS (AA) - Fondacioni humanitar turk IHH ka siguruar veshmbathje për 16.000 jetimë sirianë para festës së Kurban Bajramit, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur për gazetarët, Yakup Alaca, përfaqësuesi i fondacionit për Sirinë tha se u kanë kushtuar rëndësi të veçantë fëmijëve të cilët kanë humbur ose babanë e tyre ose nënën e tyre në luftë.

Ndihma u dërgua në qendrat e themeluara në qytetet veriperëndimore të Sirisë, Al-Bab, Jarabulus dhe Azez, të cilat janë pastruar kohët e fundit nga terroristët përmes operacioneve të realizuara nga Turqia.

Alaca shtoi se objektivi i fondacionit është që ndihma të arrijë te 20.000 jetimë deri në mëngjesin e Kurban Bajramit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın