Turqia

I dyshuari në kërkim për vrasjen e lidhur me FETO-n sillet në Turqi dhe i dorëzohet policisë

Necip Hablemitoğlu, akademiku dhe shkrimtari i njohur turk për shkak kërkimeve dhe librave të tij rreth organizatës terroriste FETO, u vra më 18 dhjetor të vitit 2002

Mümin Altaş, Cankut Taşdan   | 27.01.2022
I dyshuari në kërkim për vrasjen e lidhur me FETO-n sillet në Turqi dhe i dorëzohet policisë

Ankara

Agjencia Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT) ka rikthyer në Turqi një të dyshuar të kërkuar me urdhër arresti të kuq të Interpolit në lidhje me vrasjen e një akademiku dhe shkrimtari turk, raporton Anadolu Agency (AA).

Necip Hablemitoğlu, akademiku dhe shkrimtari i njohur turk për shkak kërkimeve dhe librave të tij rreth organizatës terroriste FETO, u vra më 18 dhjetor të vitit 2002. Përpara vrasjes së tij, Hablemitoğlu kishte vendosur të botonte librin e tij, të titulluar Kostebek (Nishani), i cili zbulon infiltrimin e FETO-s në institucionet shtetërore turke.

Sipas burimeve të sigurisë, Nuri Gokhan Bozkir, i dyshuari i kthyer nga jashtë, do të merret në pyetje nga departamenti kundërterrorist i policisë në kryeqytetin Ankara.

Me urdhër arresti të lëshuar ndaj tij për akuzat se ka "qenë pjesëtar i një grupi të armatosur terrorist" dhe për "vrasje të planifikuar", Bozkir u arratis në Ukrainë pasi kuptoi se do të merrte një dënim me burg në kuadër të një hetimi për kamionët e kapur më 8 shtator të vitit 2015 në rrethin Akcakale të provincës juglindore Sanliurfa.

Kamionët ishin të ngarkuar me materiale për prodhimin e eksplozivëve.

Ndërsa procesi i ekstradimit të tij në Turqi ishte ende në vazhdim, Bozkir bëri akuza të pabaza kundër vendit, institucioneve shtetërore turke dhe zyrtarëve të lartë shtetërorë në shtëpitë e lajmeve në pronësi të grupit terrorist FETO.

Kërkesa e tij për azil u refuzua nga autoritetet ukrainase.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar më 15 korrik 2016, i cili la 251 të vrarë dhe afro 2.200 të plagosur.

Ankaraja akuzon FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın