Turqia

Holanda synon lidhje më të forta me Turqinë

Sipas Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë, Holanda është investitori më i madh në Turqi, me investime të huaja direkte gjatë periudhës 2002-2019 që arrijnë në 24.6 miliardë dollarë

Tuba Şahin   | 12.09.2019
Holanda synon lidhje më të forta me Turqinë

Ankara

Ministrja holandeze e Tregtisë së Jashmte dhe Bashkëpunimit të Zhvillimit, Sigrid Kaag, ka deklaruar se vendi i saj, investitorja më e madhe në Turqi, synon lidhje më të forta tregtare me Turqinë.

Në një intervistë ekskluzive për Anadolu Agency (AA), ministrja holandeze deklaroi se Holanda dhe Turqia janë dy partnere të rëndësishme tregtare për njëra-tjetrën dhe se po kërkojnë të vazhdojnë përforcimin e asaj.

Pas një takimi të Komitetit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar Turqi-Holandë (JETCO), që u mbajt dje në Ankara, Kaag tha se patën një ditë të shkëlqyeshme dhe produktive, të ndjekur mirë nga ana e biznesit holandez dhe nga kompanitë turke.

Ajo tha se takimi ishte “saktësisht” për të shqyrtuar mundësitë, për të diskutuar sfidat, për të nënshkruar marrëveshje biznesi dhe për të ndjekur lidhje më të forta bilaterale.

E pyetur në lidhje me rritjen e vëllimit të tregtisë së vendit të saj me Turqinë, Kaag tha se zyrtarët holandezë kërkojnë të zgjerojnë tregjet për kompanitë nga pikëpamja e qëndrueshmërisë.

“Por, ne nuk kemi një etikë (qëllim) të veçantë të vlerës në vendin A ose B. Ne promovojmë bizneset dhe puna e tyre në fund të fundit është të investojnë dhe të ecin përpara me mbështetjen tonë”, theksoi Kaag.

Sipas Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat), vitin e kaluar vëllimi i tregtisë midis Turqisë dhe Holandës ishte 8 miliardë dollarë.

Dje, gjatë takimit të JETCO-s, ministrja turke e Tregtisë, Ruhsar Pekcan, tha se vendi i saj synon rritjen e vëllimit tregtar me Holandën në 10 miliardë dollarë.

Sipas Ministrisë turke të Industrisë dhe Teknologjisë, Holanda është investitorja më e madhe në Turqi, me investime të huaja direkte gjatë periudhës 2002-2019 që arrijnë në 24.6 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın