Turqia

Hetimi kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, bastisje në gjashtë qytete

Hetimet treguan se terroristët e kërkuar të FETO-s kryejnë detyrat e të ashtuquajturve “imamë” në strukturat e organizatës terroriste

Mümin Altaş  | 16.05.2022 - Përdıtësım : 16.05.2022
Hetimi kundër organizatës terroriste FETO në Turqi, bastisje në gjashtë qytete

Ankara

Në gjashtë qytete turke, të udhëhequra nga kryeqyteti Ankaraja, janë lëshuar urdhra arresti ndaj 11 personave të lidhur me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e FETO-s u zbuluan në banesat e përdorura për përgatitjen e anëtarëve të kësaj organizate terroriste për provimet e shërbimit civil.

Nga hetimet u konstatua se terroristët e kërkuar të FETO-s kryejnë detyrat e të ashtuquajturve “imamë” në strukturat e organizatës terroriste.

Të dyshuarit përdorën gjithashtu aplikacionin ByLock, të cilin organizata terroriste e përdor për komunikim të koduar. Disa nga të dyshuarit janë nëpunës civilë aktivë në Republikën e Turqisë.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Turqi natën e 15 korrikut 2016.

Kjo organizatë terroriste udhëhiqet nga Fetullah Gulen, me banim në Shtetet e Bashkuara, ekstradimin e të cilit Turqia e ka kërkuar zyrtarisht nga SHBA-të.

Anëtarët e organizatës terroriste prej vitesh janë avancuar në shërbim duke kurdisur provimet dhe kështu duke depërtuar në institucionet shtetërore. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër zyrtarësh të rangut të lartë përmes një procesi të montuar për korrupsion.

Disa vite më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga oficerët e infiltruar të FETO-s në ushtrinë turke.

Zyrtarët turq kanë theksuar vazhdimisht se FETO është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilin ajo është aktive.

Gjatë tentativës së mposhtur të grushti të shtetit në Turqi, 251 persona u vranë dhe 2734 u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın