Turqia

Hetimi kundër FETO-s, arrestohen 46 ish-policë

Me hetimin janë përfshirë 64 ish-policë të cilët prokuroria i ngarkon për ndërlidhje me organizatën terroriste FETO

Cemil Murat Budak, Serdar Açıl  | 13.05.2019 - Përdıtësım : 14.05.2019
Hetimi kundër FETO-s, arrestohen 46 ish-policë

Ankara

Në kuadër të hetimit kundër organizatës terroriste FETO, me urdhër të Prokurorisë në Ankara nga liria janë privuar 46 ish-policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Me hetimin janë përfshirë 64 ish-policë të cilët prokuroria i ngarkon për ndërlidhje me organizatën terroriste FETO.

Aksioni për arrestimin e të dyshuarve zbatohet në Ankara, Antalya, Çorum, Mersin, Kayseri, Kırıkkale, Yozgat, Kahramanmaraş.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentimin e përgjakshëm të grusht shtetit në Turqi në natën e 15 korrikut të vitit 2016. Gjatë tentimit për grusht shteti në Turqi kanë humbur jetën 251 persona, ndërsa janë plagosur më shumë se 2.000 të tjerë.

Pjesëtarët e organizatës terroriste me vite duke mashtruar me provimet kanë avancuar në shërbimet duke infiltruar në këtë mënyrë në institucionet e shtetit. Më pas, në dhjetor të vitit 2013, anëtarët e FETO-s në gjyqësorin e Turqisë u përpoqën të ndjekin penalisht një numër të zyrtarëve të lartë përmes një procesi të kurdisur për korrupsion të pretenduar.

Disa vite më vonë vijoi edhe përpjekja e përgjakshme e terroristëve të FETO-s kur më 15 korrik, oficerë në ushtrinë turke, besnik të kësaj organizate terroriste tentuan grusht shteti.

Hetimi lidhur me organizatën terroriste FETO tregoi se bëhet fjalë për një rrjet global që nuk paraqet rrezik vetëm për Turqinë, por edhe për çdo vend tjetër në të cilën është aktive, ndërsa për këtë disa herë kanë treguar edhe zyrtarët turq. 

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın