Turqia

Hetimet kundër FETO-s, urdhër arrest për 303 të dyshuar

Në bazë të urdhrit të prokurorive turke, policia sot ka nisur operacione në dhjetra qytete për arrestim e të dyshuarve për lidhje me organizatën terroriste FETO

Adsız Günebakan  | 09.04.2019 - Përdıtësım : 09.04.2019
Hetimet kundër FETO-s, urdhër arrest për 303 të dyshuar

Ankara

Në kuadër të hetimit kundër elementeve të organizatës terroriste FETO, të infiltruar brenda Forcave të Armatosura Turke dhe institucioneve të tjera, prokurorët turq kanë lëshuar urdhër arresti për 303 të dyshuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyra e prokurorit në Ankara urdhëroi arrestimin e 102 të dyshuarve ndërsa policia nisi operacionet në 23 qytete dhe deri më tani ka ndaluar 63 të dyshuar.

Për disa prej të arrestuarve u konstatua se kanë përdorur aplikacionin ByLock, kanalin e komunikimit të fshehtë të organizatës terroriste FETO.

Në të njëjtën kohë, Zyra e Prokurorisë në Izmir urdhëroi arrestimin e 41 të dyshuarve për shkak të dyshimit se ishin elemente të infiltruara të FETO-s në ushtrinë turke.

Në mesin e të dyshuarve ka 29 ushtarakë aktivë dhe duke vepruar sipas urdhrave, policia po kryen operacione arrestimi në 13 qytete.

Një urdhër i ngjashëm për kapjen e 80 të dyshuarve u lëshua edhe nga Zyra e Prokurorisë në Konya ndërsa policia po zhvillon operacione arrestimi në 29 qytete. Deri tani, të paktën 16 të dyshuar janë arrestuar.

Prokuroria e Adiyaman urdhëroi arrestimin e 27 të dyshuarve të cilët gjithashtu akuzohen se janë anëtarë të organizatës terroriste FETO. Deri më tani, janë kapur 25 të dyshuar dhe vazhdojnë kërkimet për dy persona të tjerë.

Zyra e Prokurorisë në Gaziantep ka lëshuar urdhër arresti për 32 të dyshuar në mesin e të cilëve shumica janë ushtarakë aktiv. Policia për të dyshuarit është duke kërkuar në 16 qytete turke.

Policia sot në mëngjes mori urdhrin për arrestimin e 25 të dyshuarve që kërkohen nga Prokuroria në Zonguladak ndërsa në operacionin policor në 10 qytete deri më tani janë arrestuar 23 të dyshuar.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për përpjekjen e përgjakshme të tentativës për grusht shteti në Turqi në natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, një rezident në SHBA, ekstradimin e të cilit e ka kërkuar zyrtarisht Turqia.

Gjatë përpjekjes së dështuar për grushti në Turqi, u martirizuan 251 persona dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın