Turqia

Hetimet kundër FETO-s në Turqi, urdhër arresti për 103 pjesëtarë të ushtrisë

Departamenti për terrorizëm dhe krim të organizuar i Prokurorisë së Stambollit vazhdon hetimet dhe operacionet për arrestimin e presonave të lidhur me FETOtur

Muhammed Enes Can  | 09.11.2018 - Përdıtësım : 09.11.2018
Hetimet kundër FETO-s në Turqi, urdhër arresti për 103 pjesëtarë të ushtrisë

Stamboll

STAMBOLL (AA) - Prokuroria turke ka lëshuar një urdhër arresti për të paktën 103 pjesëtarë të Forcave të Armatosura Turke (TSK) për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, përgjegjëse për përpjekjen e dështuar të grusht shtetit ushtarak në Turqi në korrik 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Departamenti për terrorizëm dhe krim të organizuar i Prokurorisë së Stambollit vazhdon hetimet dhe operacionet për arrestimin e presonave të lidhur me FETO-n, kurse kësaj radhe bëhet fjalë për pjesëtarë të ushtrisë turke.

Në bazë të dëshmive se përmes telefonit në mënyrë të koduar kanë komunikuar me njerëz brenda FETO-s, është lëshuar një urdhër për arrestimin e të paktën 103 pjesëtarëve të ushtrisë, përfshirë 2 kolonelë, 2 togerë, 6 majorë, 14 kapitenë, 21 nëntogerë dhe oficerë të tjerë.

Në të paktën 32 qytete turke kanë nisur tashmë operacionet e njëkohshme të arrestimit ndërsa nga 103 ushtarë turq, 74 janë arrestuar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın