Turqia

Hapet Rafineria Star në Turqi, investim prej 6.3 miliardë dollarëve

Ceremonia e hapjes u mbajt nën patronazhin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Mysafir në hapje ishte presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev

Selma Kasap  | 19.10.2018 - Përdıtësım : 20.10.2018
Hapet Rafineria Star në Turqi, investim prej 6.3 miliardë dollarëve ( Kayhan Özer - Anadolu Agency )

Ankara

ANKARA (AA) – Në Aliaga, pranë Izmirit të Turqisë, sot në mënyrë solemne është hapur mega projekti investues “Rafineria Star”, raporton Anadolu Agency (AA).

Ceremonia e hapjes u mbajt nën patronazhin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan. Mysafir në hapje ishte presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev.

Presidenti i Turqisë Erdoğan në adresimin e tij në ceremoninë e hapjes tha se Rafineria Star edhe më shumë ka forcuar dimensionin strategjik të marrëdhënieve vëllazërore mes Turqisë dhe Azerbajxhanit

Duke e vlerësuar këtë projekt si më të madhin ne kontekst të prodhimit vendor, Erdoğan tha se ky hap do të ulë varshmërinë e Turqisë lidhur me importin e naftës.

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev deklaroi se Turqia është bërë fuqi botërore falë udhëheqësisë së presidentit të këtij vendi, Recep Tayyip Erdoğan.

“Turqia falë udhëheqësisë së presidentit Recep Tayyip Erdoğan është bërë fuqi botërore. Turqia sot është e pranishme në botë. Kjo neve na gëzon tej mase. Forca e Turqisë është forca jonë”, porositi Aliyev.

Rafineria Star u ndërtua nga kompania “SOCAR Turqi”, degë e kompanisë shtetërore azerbajxhanase të naftës SOCAR.

Projekti i investimeve Rafineria Star është një nga projektet më të mëdha të naftës që vitet e fundit janë realizuar në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Krahas kësaj, Rafineria Star është investimi më i madh i sektorit privat në Tueqi në një vend.

Shpenzimet e përgjithshme të shpenzimeve, ndërtimi i së cilës fillon në vitin 2011, kushtuan rreth 6.3 miliardë dollarë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.