Turqia

Halide Edip, ideatorja e emrit të Anadolu Agency

Halide Edip, romancierja e parë e letërsisë turke, ishte një nga figurat që kontribuoi në themelimin e agjencisë turke të lajmeve

Mücahit Türetken  | 05.04.2020 - Përdıtësım : 05.04.2020
Halide Edip, ideatorja e emrit të Anadolu Agency

Stamboll

MÜCAHİT TÜRETKEN

Anadolu Agency (AA) po përgatitet të shënojë përvjetorin e saj të 100-të duke përkujtuar Halide Edip Adıvar, romancieren e parë të letërsisë turke e cila kontribuoi në themelimin e agjencisë dhe njihet si "Tetarja Halide" në Luftën Çlirimtare të Turqisë një shekull më parë.

Halide Edip, e cila ka një vend të rëndësishëm në letërsinë turke, lindi në vitin 1884 si e bija e Mehmed Edip Beut nga Selaniku, që ishte nëpunës i Sulltan Abdulhamidit të Dytë, dhe Fatma Bedrifem Hanım.

Halide Edip, e cila humbi nënën e saj në një moshë të re, fëmijërinë e kaloi në me gjyshërit.

Ajo u regjistrua në Kolegjin Amerikan të Vajzave në Üsküdar në vitin 1893, ndërsa një vit më vonë iu desh ta braktiste. Halide Edip mori mësime në arabisht, anglisht, frëngjisht dhe muzikë nga mësues privatë.

Me inkurajimin e mësuesit të saj të gjuhës angleze, ajo përktheu librin "Mother" të John Abbot. E shtypur nën emrin "Mader" me kontribut të Mahmut Esat Efendiut, vepra u bë shkaktare që Halide Edip të pranojë "Urdhrin të Shpirtmirësisë" nga Sulltan Abdulhamidi. Ajo u diplomua në vitin 1901 në kolegj, të cilin e filloi për herë të dytë më 1899.

Halide Edip u martua me Salih Zeki Beun, nga i cili kishte dëgjuar leksione nga matematika në të njëjtin vit. Nga kjo martesë lindën dy djem, Ayetullahu dhe Hikmetullah Togo. Me gëzimin që japonezët kishin mposhtur Rusinë, ajo ia shtoi emrin Togo djalit të saj, sipas Komandantit të Marinës Japoneze Admiral Togo Heihachiro.

Ajo botonte artikuj me emrin "Halide Salih" në gazetën "Tanin", nën drejtimin e Tevfik Fikret, ndërsa më vonë vazhdoi artikujt në botime si Resimli Kitap, Yeni Tanin, Şehbal, Musavver Muhit, Mehasin dheResimli Roman. Halide Edip, e cila mori kërcënime për shkak të shkrimeve të saj, shkoi në Egjipt, duke u shqetësuar se do të vritej ngjarjeve të 31 Marsit. Pasi u kthye në shtëpi në vitin 1909, ajo i vazhdoi shkrimet e saj. Ndërkaq, më 1910, ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj Salih Zeki.

Fjalimi në tubimin e Sulltanahmetit

Me propozimin e ministrit të Arsimit Sait Bej, ajo punoi si mësuese në shkollat ​​e vajzave dhe si inspektore në shkollat ​​e vakëfit. Lagjet e pasme të Stambollit, të cilat ajo i vëzhgoi gjatë kësaj periudhe, kontribuan në shkrimin e romanit "Sinekli Bakkal". Gjatë kësaj periudhe, Halide Edip u ndikua nga shkrimet e figurave si Ziya Gökalp dhe Yusuf Akçura.

Gjatë Luftës Ballkanike, ajo themeloi Shoqatën Teali-i Nisvan, shoqata e parë e grave që kshte për synim arsimimin dhe përfshirjen e grave në jetën shoqërore. Me propozimin e Cemal Pashait, ajo shkoi në Siri për të organizuar dhe hapur shkolla në Liban, Bejrut dhe Damask. Më 1917, me një autorizim që ia dha babait të saj gjersa ishte në Siri, Halide Edip u martua me Dr. Adnanin.

Në të njëjtin vit, ajo shkroi librin Mev'ud Hüküm dhe shfaqjen e parë teatrore Kenan Çobanları. Më 1918-19, ajo ligjëroi lëndën e letërsisë perëndimore në Darülfünun-in e Stambollit.

Halide Edip mori pjesë si folëse në tubimet në Fatih, Üsküdar dhe Sulltanahmet, të mbajtura pas pushtimit të Izmirit, më 15 maj 1919. Sidomos fjalimi i saj në tubimin e Sulltanahmetit ishte shumë i efektshëm dhe nuk u harrua kurrë. Me artikujt e saj në Büyük Mecmua dhe Vakit, ajo kontribuoi në zhvillimin e rezistencës kundër okupimit.

"Është Anadolli ai që do ta shpëjtojë gjithë atdheun"

Në këto vite, Halide Edip, e cila gjithashtu mori pjesë në dërgimin e fshehtë të armëve për në Anadoll, shkoi në Anadoll me burrin e saj në vitin 1920 dhe iu bashkua Luftës Kombëtare.

Gjatë kalimit në Anadoll, gjatë bisedave të saj me Yunus Nadi lindi ideja për krijimin e një agjencie.

Yunus Nadi Bej e shpjegon këtë bisedë në stacionin në Geyve Akhisar si vijon:

"- Halide Edip Hanım nuk ankohej për udhëtimin dhe mundimin që krijonte, thuajse po bënte një ekskurzion në Kayışdağı, por përkundrazi, fliste për punët. Një grua praktike turke. Ia tregova perëgjigjen e pashait, të cilin e kisha pyetur lidhur me telegrafin pa tela në betejën në Kuşçalı. "Ne do të lidhemi me botën në këtë mënyrë' - i thashë. 'Shumë bukur' - tha ajo. 'Është mirë që sa më shpejt, të themelojmë një agjenci dhe kështu rrëfejmë brenda dhe jashtë (vendit)'. Ky është kushti i parë, zonjë, dhe natyrisht, detajet e kësaj do të pasojnë, për shembull, në radhë të parë, publikimi - i cili ka nevojë për vetë organizatën - pastaj lloji i propagandës...

- Sigurisht, të gjitha bëhen me rend. Por, për mendimin tim, puna e parë duhet të jetë një agjenci. Madje, nëse dëshironi, le ta emërtojmë që tani. Për shembull, Agjensia Turke, për shembull Agjencia e Ankarasë, ose Agjencia Anadolu (Anadolu Ajansı)...Mund të përmenden edhe shumë të tjera.

- Agjencia Anadolu mua më duket emri më i mirë.

- Edhe mua. A nuk është Anadolli ai që do ta shpëtojë veten dhe tërë atdheun. Pra, le të japim vendimin: Agjencia Anadolu...

- Po, zonjë, Agjencia Anadolu..."

- Mustafa Kemal njoftoi themelimin e AA-së me një qarkore historike

Në veprën e saj me titull "Türk'ün Ateşle İmtihanı", Halide Edip e përshkruan bisedën për agjencinë me Mustafa Kemal Pashain më 5 prill 1920, në Ankara, në ndërtesën e stacionit që përdoret si muze sot:

"Mustafa Kemal Pashait unë ia hapa çështjen e agjencisë që e diskutuam gjatë rrugës me Yunus Nadi Beun. Unë i tregova se me me Yunus Nadi Beun kishim biseduar që këtë ta fillonim si 'Agjencia Anadolu'. Ne donim që lajmet e kësaj agjencie t'i dërgonim në çdo vend ku kishte telegraf dhe t'i ngjitnim si njoftime nëpër xhami në vendet ku nuk kishte telegraf.

Për më tepër, për të kuptuar se çfarë mendon bota, duhet të silleshin më të rëndësishmet nga gazetat angleze dhe frënge. Pasi u pajtova për këto pika, kur thashë se kam nevojë për një makinë shkrimi, Mustafa Kemal premtoi se do ta gjente atë nga Banka Osmane".

Pas këtyre bisedave, themelimi i agjencisë u realizua më 6 prill 1920. Mustafa Kemal njoftoi themelimin e AA-së me qarkoren historike që ai e dërgoi në gjithë vendin.

Tetare në Luftën e Sakaryas

Halide Edip, e cila ndihmoi gazetën e Yunus Nadi-it Hakimiyet-i Milliye në Ankara, gjithashtu përktheu gazetat e huaja. Ajo u bë Shefja e Degës së Ankarasë në Hilal-i Ahmer (Gjysmëhëna e Kuqe).

Halide Edip u bë tetare gjatë Luftës së Sakaryas. Midis viteve 1921 dhe 1922, raportoi në Komisionin e Auditimit për dëmet e shkaktuara nga ushtria greke gjatë tërheqjes dhe përndjekjen e njerëzve.

Ajo mori gradën "Rreshtere" në fund të luftës. Me vëzhgimet e saj gjatë kësaj periudhë, shkroi romanet "Ateşten Gömlek", "Vurun Kahpeye" dhe librin me tregime "Dağa Çıkan Kurt".

Pas shpalljes së Republikës, Halide Edop vazhdoi shkrimet në gazeta dhe revista, si Akşam, Dergah, İkdam, Vakit, Hakimiyet-i Milliye dhe Son Telgraf.

Pas Luftës Kombëtare, në vitin 1925 ajo u largua nga Turqia, si pasojë e mosmarrëveshjeve politike dhe mbylljes së Partisë Progresive Republikane, ku Adnan Adıvar ishte ndër themeluesit, nga ana e qeverisë së Ismet Pashait (İnönü).

Halide Edip jetoi jashtë vendit për 14 vjet deri në vitin 1939. Ligjëroi në konferenca dhe universitete në Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe SHBA. Ajo shkoi në Indi në vitin 1935 dhe mbështeti fushatën për krijimin e universitetit musliman Jamia Millia. Ajo ligjëroi lëndën e letërsisë angleze në Universitetin e Stambollit më 1940. Më 1950, ajo u zgjodh si deputete nga Izmir nga lista e Partisë Demokratike.

Halide Edip u largua nga parlamenti në vitin 1954 për shkak të disa dallimeve në ide dhe u kthye në universitet. Halide Edip, e cila u përhkushtua tërësisht në letërsi në periudhën e saj të fundit, botoi kujtimet e saj në librin "Mor Salkımlı Ev".

Halide Edip Adıvar ndërrroi jetë në moshën 82-vjeçare, më 9 janar të vitit 1964, dhe u varros në Varrezat Merkezefendi të Stambollit.

Figura të shquara të Turqisë e kanë përshkruar Halide Edipin si romancierja e vetme turke e luftës dhe si shkrimtarja e parë e rëndësishme osmane.

Prapa saj ajo ka lënë romanet "Heyula", "Raik'in Annesi", "Seviye Talib", "Handan", "Yeni Turan", "Son Eseri", "Mev'ud Hüküm", "Ateşten Gömlek", "Kalp Ağrısı", "Vurun Kahpeye", "Zeyno'nun Oğlu", "Sinekli Bakkal", "Yolpalas Cinayeti", "Tatarcık", "Sonsuz Panayır", "Döner Ayna", "Akıle Hanım", "Kerim Sutna'nın Oğlu", "Sevda Sokağı Komedyası", "Çaresaz", "Hayat Parçaları"; librat e kujtimeve "Mor Salkımlı Ev", "Türk'ün Ateşle İmtihanı"; dhe dramat "Kenan Çobanları", "Maske" dhe "Ruh".

Përveç kësaj, ajo ka përkthyer në gjuhën turke veprën e George Orwell, "Ferma e Kafshëve", dhe "Hamleti" nga William Shakespeare.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın