Turqia

Grupi terrorist YPG/PKK vrau 2 fëmijë në veri të Sirisë

Ministria turke e Mbrojtjes vendosi minë në një rrugë që përdoret nga civilët në Tal Abyad

Havva Kara Aydın  | 02.08.2020 - Përdıtësım : 03.08.2020
Grupi terrorist YPG/PKK vrau 2 fëmijë në veri të Sirisë

Ankara

Të paktën dy fëmijë kanë humbur jetën sot shkaku i shpërthimit të një mine në veri të Sirisë, ka bërë të ditur Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

"Organizata terroriste PKK/YPG edhe një herë tregoi fytyrën e saj të pabesë. Dy fëmijë të pafajshëm humbën jetën si rezultat i shpërthimit të një minie të vendosur nga terroristët në rrugën e përdorur nga civilët në fshatin Hafiyah të Tal Abyad", thuhet në një postim të ministrisë në Twitter.

Tal Abyad u pastrua nga terroristët gjatë operacionit "Burimi i Paqes", i cili u nis më 9 tetor të vitit 2019. Aksioni ushtarak u iniciua për të eleminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në lindje të lumit Eufrat, për të siguruar kufijtë e Turqisë, për të ndihmuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Që atëherë, Turqia ka arritur marrëveshje me SHBA-në dhe Rusinë për të detyruar grupin terrorist të tërhiqet nga zona e sigurt e planifikuar.

Megjithatë, terroristët e PKK/YPG kanë vazhduar të kryejnë sulme në qarqet Tal Abyad dhe Ras al-Ayn pavarësisht se u tërhoqën nga zonat sipas marrëveshjes së arritur mes Turqisë dhe SHBA-së më 17 tetor.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega e saj në Siri.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın