Turqia

Gjenden dokumentet organizative të PKK-së në shtëpitë e të dyshuarve në çështjen Kobani

Shumë dokumente të cilat vlejnë si dëshmi u gjetën në kompjuterë, celularë dhe disqe portabël që u përkasin të pandehurve

Tanju Özkaya  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Gjenden dokumentet organizative të PKK-së në shtëpitë e të dyshuarve në çështjen Kobani

Ankara

Shumë fotografi dhe dokumente në lidhje me organizatën terroriste PKK dhe degën e saj siriane YPG u gjetën si dëshmi në rastin e incidenteve në Kobani, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të përpiluara nga AA, shumë dokumente, të cilat vlejnë si dëshmi, u gjetën në kompjuterë, telefona celularë dhe disqe portabël që u përkisnin të dyshuarve në këtë çështje.

Në tetor 2014, të paktën 35 persona u vranë në të gjithë Turqinë në veprimet e dhunshme të mbështetësve të grupit terrorist YPG/PKK.

Pas thirrjes së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) më 6 tetor 2014, me pretekst për sulm ndaj grupit terrorist DEASH në qytetin verior sirian Kobani, mbështetësit e grupit terrorist YPG/PKK kryen incidente masive të dhunshme në 35 provinca, 96 rrethe dhe 131 vendbanime të Turqisë.

Autoritetet gjetën prova pasi shqyrtuan materialet dixhitale të disa prej të dyshuarve.

Gjithashtu në shtëpitë dhe vendet e punës së të dyshuarve u gjetën librat e shkruar nga kreu i organizatës terroriste PKK Abdullah Ocalan dhe anëtarëve të tjerë të grupit terrorist.

Midis dokumenteve të gjetura në kompjuterin e Bulent Barmaksiz, një i pandehur i cili tani është arrestuar, ishin fotografi të anëtarëve të organizatës terroriste PKK dhe degës së saj siriane YPG si dhe dokumente propagandistike.

Në deklaratën e tij në prokurori, Barmaksiz pretendoi se ai nuk ishte në dijeni se dokumentet organizative ishin në hard-diskun e tij dhe se ato nuk i përkisnin atij.

I pandehuri tha se ai nuk e dinte që librat e Ocalan-it të gjetura në shtëpinë e tij ishin të ndaluara.


Ai vazhdoi duke thënë se ishte një anëtar i komitetit ekzekutiv qendror të HDP-së gjatë incidenteve të Kobanit 2014 dhe nuk kishte asnjë lidhje me PKK-në.

Imazhe nga funeralet e anëtarëve të PKK-së

Fotografitë e Ocalan-it, kreut sirian të grupit PYD Salih Salih dhe një nga krerët e YPG/PKK Ferhat Abdi Sahin, i njohur gjithashtu si Mazloum Kobani, u gjetën në telefonin celular të Ayhan Bilgen, një i pandehur dhe ish-kryetar i Bashkisë së provincës lindore Kars.

Imazhe të funeraleve të terroristëve të neutralizuar të PKK-së u gjetën gjithashtu në telefon.

Në deklaratën e tij, Bilgen u prezantua si mbrojtës i të drejtave të njeriut dhe tha se ishte mbështetës i personave që shfrytëzojnë të drejtat e tyre për të protestuar dhe marshuar pa përdorur dhunën.

"Unë nuk kam asnjë detyrë ose përgjegjësi brenda strukturës së KCK. Unë nuk di për strukturimin qendror të fushës politike të lidhur me strukturën e KCK-së", shtoi ai.


Për më tepër, librat që pretendohet të jenë shkruar nga Ocalan dhe letrat drejtuar kreut terrorist dhe një libër, shpërndarja e të cilit ishte e ndaluar nga gjykata u sekuestruan nga shtëpia e të pandehurës tjetër Emine Ayna.

Shënim i nënshkruar nga Ocalan

Në rezidencën e ish-deputetit të HDP-së në Dijarbakir Altan Tan, i pandehuri i cili ende nuk është arrestuar, u gjet një shënim me nënshkrimin e kreut terrorist Abdullah Ocalan.

Në shënimin drejtuar Tan, ishte shkruar shprehja "Me respekt dhe dashuri për Altan Tan, ndjekësin e madh të së ardhmes sonë historike".

Librat e kreut të organizatës terroriste FETO, Fetullah Gülen të përkthyera në gjuhën kurde u gjetën gjithashtu në bibliotekën e Tan.

Në deklaratën e tij, Tan tha se librat dhe botimet i janë dërguar derisa ishte zëvendës. "Këta (librat e Gülenit) janë ndër ato që janë dërguar. Ato u dërguan kur nuk ishin të ndaluara. Unë nuk e di që ato janë ndaluar. Ka rreth 5.000 libra në bibliotekën time në Dijarbakir. I vendosa në bibliotekë në datën kur ata mbërritën”, tha ai.

Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik të vitit 2016 në të cilin 251 persona u martirizuan dhe 2.734 u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.