Turqia

Gjashtë terroristë të neutralizuar në veri të Irakut dhe juglindje të Turqisë

Operacioni ajror i forcave turke ndaj terroristëve është realizuar dje në rajonin Hakurk të Irakut dhe në qarkun Eruh të provincës juglindore turke Siirt, e cila gjendet në afërsi të kufirit irakian dhe atij sirian

Ahmet Sertan Usul  | 18.07.2018 - Përdıtësım : 18.07.2018
Gjashtë terroristë të neutralizuar në veri të Irakut dhe juglindje të Turqisë

Ankara

ANKARA (AA) - Ushtria turke ka neutralizuar gjashtë terroristë përmes një operacioni ajror në veri të Irakut dhe në juglindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një njoftimi të Shtatmadhorisë së Turqisë në rrjetin social Twitter, operacioni ajror i forcave turke ndaj terroristëve është realizuar dje në rajonin Hakurk të Irakut dhe në qarkun Eruh të provincës juglindore turke Siirt, e cila gjendet në afërsi të kufirit irakian dhe atij sirian.

Operacionet ajrore mbi objektivat e PKK-së në veri të Irakut, ku grupi terrorist ka bazën e vet kryesore në malin Kandil pranë kufirit iranian, janë kryer rregullisht që nga korriku i vitit 2015, kur PKK rifilloi fushatën e saj të armatosur.

PKK cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE. Në fushatën terroriste kundër Turqisë, e cila ka zgjatur më shumë se tre dekada, janë vrarë mbi 40 mijë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın