Rauf Maltaş
07 Qershor 2016•Përditësim: 07 Qershor 2016
SANLIURFA (AA) - Kryetari i platformës së ndihmava humanitare në Sanliurfa, Osman Gerem, në lidhje me sulmet në Falluxha dhe Halep tha se "Ata që më parë masakruan popullatën civile me pretekstin e Al Kaedës edhe tani me pretekstin e DAESH-it po bëjnë të njëjtën masakër", raporton Anadolu Agency (AA).
Gerem në deklaratën për gazetarin e AA-së shprehu shqetësimet e tij për rritjen e sulmeve në ditët e fundit mbi pozitën gjeografike muslimane.
Duke theksuar se po vazhdojnë shpërnguljet nga rajoni për shkak të konflikteve në rritje në Falluxha të Enbar-it në Irak, Gerem tha se 50 mijë persona janë bllokuar në rajon për shkak të konflikteve.
Ai bëri të ditur se është mbushur kapaciteti i kampit të ngritur për 60 mijë persona që ikin nga konfliktet. Gerem tërhoqi vëmendjen se nuk përballojnë nevojat themelore si ujë, ushqime dhe ilaçe për shkak se në Falluxha nuk mbërrijnë ndihmat humanitare.