Turqia

Forcat turke shkatërrojnë 5 strehimore të terroristëve të YPG/PKK

Gjatë operacionit të ndërmarrë në provincën juglindre Siirt të Turqisë, gjithashtu u konfiskuan mjete shpërthyese, armë dhe municione

Burak Dağ   | 25.03.2020
Forcat turke shkatërrojnë 5 strehimore të terroristëve të YPG/PKK

Siirt

Forcat turke të sigurisë kanë shkatërruar një numër strehimoresh terroriste të YPG/PKK-së në juglindje të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komanda provinciale e xhandarmërisë ndërmori një operacion në qarkun Pervari në provincën Siirt, tha guvernatori në një deklaratë.

Në operacion, forcat e sigurisë shkatërruan 5 strehimore dhe sekuestruan eksploziv, armë, municion kallashnikovi dhe dokumente që lidhen me grupin terrorist.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjës për vdekjen e 40 mijë personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje. YPG është nëndega siriane e PKK-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın