Turqia

Forcat turke neutralizojnë edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së në veri të Irakut

Në veri të Irakut vazhdojnë operacionet "Kthetra-Rrufeja" dhe "Kthetra-Vetëtima"

Barış Gündoğan  | 07.05.2021 - Përdıtësım : 07.05.2021
Forcat turke neutralizojnë edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi se në rajonin e operacioneve "Kthetra-Rrufeja" dhe "Kthetra-Vetëtima" në veri të Irakut janë neutralizuar edhe 2 terroristë të tjerë të PKK-së, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ministria në twitter, thuhet se operacionet "Kthetra-Rrufeja" dhe "Kthetra-Vetëtima" në veri të Irakut janë në vazhdim "për të depërtuar në thellësi të strehimoreve të terroristëve".

"Forcat komando neutralizuan edhe 2 terroristë të PKK-së që përcaktuan në rajon. Në këtë mënyrë numri i terroristëve të neutralizuar gjatë operacioneve në rajon është rritur në 72", theksohet në deklaratën e ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.