Turqia

Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së

Në një njoftim thuhet se 8 pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së u neutralizuan pas përcaktimit të tyre me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin Metina në veri të Irakut

Orhan Onur Gemici  | 28.03.2020 - Përdıtësım : 28.03.2020
Forcat turke neutralizojnë 8 terroristë të PKK-së

Ankara

Forcat turke të sigurisë neutralizuan 8 terroristë të PKK-së në rajonin Metina në veri të Irakut, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim nga llogaria e ministrisë në Twitter thuhet se 8 pjesëtarët e organizatës terroriste separatiste të PKK-së u neutralizuan pas përcaktimit të tyre me mjetet e zbulimit dhe vëzhgimit në rajonin Metina në veri të Irakut.

Gjithashtu njoftohet se terroristët u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajor të ndërmarrë në rajon. Ministria më tej shtoi se operacionet janë në vazhdim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.