Turqia

Forcat turke neutralizojnë 13 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ministria turke theksoi se ushtarët turq nuk u kanë lënë asnjë hapësirë terroristëve dhe se në dy ditët e fundit në operacionet "Kthetra-Vetëtima" dhe "Kthetra Rrufeja" kanë neutralizuar 13 terroristë të PKK-së

Barış Gündoğan   | 15.10.2021
Forcat turke neutralizojnë 13 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se forcat turke gjatë dy ditëve të fundit neutralizuan 13 terroristë të PKK-së në operacionet "Kthetra-Vetëtima" dhe "Kthetra Rrufeja", operacione që vazhdojnë në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim në rrjetet sociale, ministria turke theksoi se ushtarët turq nuk u kanë lënë asnjë hapësirë terroristëve dhe se në dy ditët e fundit në operacionet "Kthetra-Vetëtima" dhe "Kthetra Rrufeja" kanë neutralizuar 13 terroristë të PKK-së.

"Ashtu sikurse e ka shprehur edhe ministri ynë i mbrojtjes, Hulusi Akar, me parullën që 'objektivi ynë është aty ku ka prani terroriste', ne vazhdojë të shkatërrojnë në thellësi strehimoret terroriste në veri të Irakut", shkroi ministria.

"Me operacionet 'Kthetra-Vetëtima' dhe 'Kthetra Rrufeja' që vazhdojnë me sukses në veri të Irakut, ne nuk u kemi lejuar frymëmarrje terroristëve në rajonin Metina dhe Avashin Basyan. Komandot tona duke kontrolluar poshtë çdo guri, duke hyrë në çdo shpellë dhe strehimore, i neutralizojnë terroristët, i shkatërrojnë strehët, bunkerët, armët, municionet dhe produktet jetësore të tyre", tha ministria.

Më tej, thuhet se në rajonin e operacionit "Kthetra Rrufeja" që kryhet në Avashin-Basyan në veri të Irakut, forcat komando kanë neutralizuar bashkë me armët e tyre tetë terroristë të PKK-së. Ndërkohë, u neutralizuan edhe pesë terroristë të PKK-së në rajonin e operacionit "Kthetra-Vetëtima" që kryhet në rajonin Metina.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın