Turqia

Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Nëpërmjet një operacioni njësitë komando neutralizuan 5 terroristë të YPG/PKK-së të cilët ishin në përgatitje të sulmit në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit" në Siri

Muhammed Ali Toruntay   | 26.03.2020
Forcat turke neutralizojnë 5 terroristë të YPG/PKK-së në Siri

Ankara

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 5 terroristë të YPG/PKK-së në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit" në Siri bëri të ditur sot Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga ministria thuhet se nëpërmjet një operacioni njësitë komando neutralizuan 5 terroristë të YPG/PKK-së të cilët ishin në përgatitje të sulmit në rajonin e operacionit "Mburoja e Eufratit" në Siri.

"Pesë terroristët e PKK/YPG-së të cilët ishin në përgatitje të sulmit në rajonin e 'Mburojës së Eufratit', u neturalizuan nëpërmjet një operacioni të suksesshëm të heronjve tanë komando. Do të vazhdohet të merren të gjitha masat për vazhdimin e paqes dhe qetësisë në rajon", thuhet në deklaratën e ministrisë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın