Turqia

Forcat turke neutralizojnë 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Terroristët u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajror në rajonin Gara, i cili u zhvillua në koordinim me Forcat e Armatosura Turke dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës Turke

Merve Gül Aydoğan Ağlarcı   | 08.06.2021
Forcat turke neutralizojnë 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka bërë të ditur se forcat turke kanë neutralizuar dy terroristë të PKK-së në veri të Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim të ministrisë në Twitter thuhet se terroristët u neutralizuan nëpërmjet një operacioni ajror në rajonin Gara, i cili u zhvillua në koordinim me Forcat e Armatosura Turke dhe Organizatën Kombëtare të Inteligjencës Turke.

Grupi terrorist PKK shpesh fshihet në Irakun verior, pikërisht përtej kufirit jugor të Turqisë, për të komplotuar sulme terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e të paktën 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın