Turqia

Forcat turke arrestojnë 5 të dyshuar të PKK/KCK-së në Stamboll

Policia e antiterrorit kreu operacion paralel në shtatë adresa në pesë rrethe të metropolit si pjesë e përpjekjeve për të zbuluar aktivitetet e organizatës terroriste

Hasan Hüseyin Kulaoğlu, Hüseyin Bağış  | 16.06.2021 - Përdıtësım : 16.06.2021
Forcat turke arrestojnë 5 të dyshuar të PKK/KCK-së në Stamboll

Stamboll

Forcat turke të sigurisë sot në mëngjes arrestuan pesë të dyshuar në një operacion kundër organizatës terroriste PKK/KCK në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).

Policia e antiterrorit kreu operacion paralel në shtatë adresa në pesë rrethe të metropolit si pjesë e përpjekjeve për të zbuluar aktivitetet e organizatës terroriste.

Materialet digjitale dhe dokumentet organizative u sekuestruan në operacion.

Në fushatën e saj më shumë se 35-vjeçare terroriste kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e thuajse 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın