Turqia

Forcat turke arrestojnë 5 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Operacioni filloi pasi prokurorët në provincën qendrore të Konyas lëshuan urdhër për arrestimin e gjashtë të dyshuarve si "imamë të fshehtë", anëtarë të lartë të FETO-s që komplotuan infiltrimin e ithtarëve të FETO-s në Forcat e Armatosura Turke

Dilan Pamuk  | 26.10.2020 - Përdıtësım : 26.10.2020
Forcat turke arrestojnë 5 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Ankara

Forcat turke arrestuan pesë persona nën dyshimin për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi që qëndron pas grushtit të shtetit të mposhtur të vitit 2016 në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Operacioni filloi pasi prokurorët në provincën qendrore të Konyas lëshuan urdhër për arrestimin e gjashtë të dyshuarve si "imamë të fshehtë", anëtarë të lartë të FETO-s që komplotuan infiltrimin e ithtarëve të FETO-s në Forcat e Armatosura Turke, tha një burim i sigurisë, në kushte anonime.

Në operacionet e kryera me bazë në Konya dhe në gjashtë qytete njëkohësisht, pesë nga të dyshuarit u arrestuan dhe një tjetër është në kërkim. Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grusht shtetin e mposhtur të 15 korrikut 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

FETO qëndron pas një fushate të gjatë për përmbysjen e shtetit përmes infiltrimit të institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor. 








Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.