Turqia

Forcat turke arrestojnë 7 terroristë të dyshuar të PKK-së në Stamboll

Ekipet antiterroriste të policisë së Stambollit nisën një operacion për të arrestuar shtatë të dyshuar të cilët akuzoheshin për rekrutim për grupin terrorist PKK

Uğur İslamoğlu   | 29.11.2021
Forcat turke arrestojnë 7 terroristë të dyshuar të PKK-së në Stamboll

Stamboll

Të paktën shtatë të dyshuar të grupit terrorist PKK u arrestuan në metropolin turk të Stambollit në operacione të njëkohshme kundër organizatës terroriste PKK, sipas burimeve të sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekipet antiterroriste të policisë së Stambollit nisën një operacion për të arrestuar shtatë të dyshuar të cilët akuzoheshin për rekrutim për grupin terrorist PKK, tha një burim që kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për të folur për mediat.

Policia ka kryer bastisje në 10 adresa në tetë qarqe të premten dhe ka sekuestruar materiale të ndryshme.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian(BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın