Turqia

Forcat ajrore turke neutralizojnë 6 terroristë në veri të Irakut

Ministria turke e Mbrojtjes tha se gjashtë anëtarë të organizatës terroriste separatiste u neutralizuan në një operacion ajror në rajonin Kandil të Irakut verior

Faruk Zorlu  | 14.02.2020 - Përdıtësım : 14.02.2020
Forcat ajrore turke neutralizojnë 6 terroristë në veri të Irakut

Ankara

Avionët luftarakë të forcave ajrore turke neutralizuan gjashtë terroristë në një operacion në Irakun verior, njoftoi në Twitter Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria tha se gjashtë anëtarë të organizatës terroriste separatiste u neutralizuan në një operacion ajror në rajonin Kandil të Irakut verior.

Ministria më tej shtoi se operacionet kundër terrorizmit në rajon do të vazhdojnë pa ngadalësuar intensitetin.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "të neutralizuar" me çka nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë vrarë ose janë kapur.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Deklarata nuk specifikon përkatësinë e terroristëve, por, PKK ka qenë tradicionalisht aktive në Turqinë lindore dhe juglindore.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK e renditur si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın