Sibel Uğurlu
02 Nëntor 2018•Përditësim: 02 Nëntor 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë sot neutralizuan gjashtë terroristë në operacionet ajrore të kryera në veri të Irakut, bëri të ditur ushtria, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një postim në Twitter, ushtria tha se sulmi ajror u krye në rajonet Gara dhe Metina, duke neutralizuar terroristët, të cilët thuhet se përgatitnin një sulm mbi baza ushtarake.
Disa armë, depot dhe depo municionesh të përdorura nga grupi terrorist u shkatërruan gjithashtu në sulmin ajror.
Sulmet ajrore turke në këtë rajon kryesisht kanë si objektiv terroristët e PKK-së.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave.