Turqia

Forcat ajrore turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Sulmet ajrore u kryen në rajonin Kandil në koordinim me Operacionin në vazhdim "Kthetra", tha Ministria turke e Mbrojtjes në Twitter

Gözde Bayar  | 19.08.2019 - Përdıtësım : 20.08.2019
Forcat ajrore turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara

Forcat ajrore turke kanë neutralizuar pesë terroristë të PKK gjatë një operacionit kundër terrorizmit në veri të Irakut, bëri të ditur sot Ministria turke e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore u kryen në rajonin Kandil në koordinim me Operacionin në vazhdim "Kthetra", tha ministria në Twitter.

Më tej thuhet se operacioni gjithashtu shkatërroi vendosjet e armëve dhe strehimoret e përdorura nga terroristët e PKK-së.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizojnë" në deklarata e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë u dorëzuan, vrarë ose kapur.

Më 27 maj, Turqia filloi Operacionin "Kthetra" kundër PKK-së në veri të Irakut. Ofensiva në vazhdim ka neutralizuar një duzinë terroristësh deri më tani.

Terroristët e PKK-së shpesh përdorin Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 personave, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın