Turqia

Forcat ajrore turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Operacioni u ndërmor në koordinim me ofensivën antiterroriste turke në zhvillim e sipër të Operacionit "Kthetra"

Büşra Nur Bilgiç   | 20.08.2019
Forcat ajrore turke neutralizojnë 5 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Ankara
Avionët luftarakë turq neutralizuan pesë terroristë të PKK-së gjatë një operacioni antiterror në veri të Irakut, bëri të ditur të martën Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmet ajrore u kryen në rajonin Metina në koordinim me Operacionin “Kthetra” që është në vazhdim, tha ministria në Twitter.

Më tej shtoi se operacioni shkatërroi gjithashtu depot e armëve dhe strehimoret e përdorura nga terroristët e PKK-së.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin "neutralizuar" në deklaratat e tyre, që nënkupton se terroristët në fjalë janë dorëzuar, janë kapur ose janë vrarë.

Më 27 maj, Turqia filloi Operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk të Irakut verior. Deri më tani në këtë ofensivë janë neutralizuar dhjetëra terroristë.

Terroristët e PKK-së shpesh shfrytëzojnë Irakun verior si bazë për të planifikuar sulme ndërkufitare terroriste në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın