Turqia

Fillon Samiti i Medias Turqi-Afrikë

Samiti do të përmbyllet me sesione të veçantë pas prezantimeve të përfaqësuesve të kompanive turke që investojnë në Afrikë dhe institucioneve e organizatave që kontribuojnë në kapitalin njerëzor të kontinentit

Kaan Bozdoğan, Kübra Kara  | 25.05.2022 - Përdıtësım : 26.05.2022
Fillon Samiti i Medias Turqi-Afrikë

Stamboll

Ka filluar Samiti i Medias Turqi-Afrikë që po mbahet me rastin e 25 majit - Ditës së Afrikës nga Kryesia e Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në samitin që do të zgjasë dy ditë në Hilton të rrethit Bakırköy të Stambollit, fjalim mbajti edhe kreu i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun.

Në aktivitetin në të cilin synohet përforcimi i bashkëpunimit dhe koordinimi mes punonjësve të medias turke dhe afrikane, shkëmbimi i përvojave dhe zhvillimi i një perspektive partneriteti, marrin pjesë 80 pjesëtarë të mediave nga 45 shtete afrikane si dhe diplomatë, drejtues të institucioneve publike, përfaqësues të mediave, akademikë, përfaqësues të sektorit privat dhe të organizatave joqeveritare nga Afrika.

Në samit do të mbahen sesione lidhur me sfidat që gazetaria po përballet pas pandemisë si dhe të "rrethimit digjital", sesione për barazinë gjinore në sektorin e medias.

Më tej në programin ku gazetarët turq dhe afrikanë do të diskutojnë edhe për perspektivën afrikane të medias globale, do të ndahen vlerësime për rendin ndërkombëtar.

Samiti do të përmbyllet me sesione të veçantë pas prezantimeve të përfaqësuesve të kompanive turke që investojnë në Afrikë dhe institucioneve e organizatave që kontribuojnë në kapitalin njerëzor të kontinentit.

Programi në fjalë pritet të rrisë ndërgjegjësimin e Turqisë në mediat afrikane dhe të forcojë bashkëpunimin e Turqisë me vendet afrikane në fushën e medias dhe komunikimit.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın