Turqia, archive

Fillon nesër në Stamboll Forumi i gjashtë Global për Rregullimin e Energjisë

Forumi do të organizohet nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EMRA) dhe do të mbahet në Stamboll. Bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij forumi do të jetë rregullimi i tregut të energjisë

24.05.2015
Fillon nesër në Stamboll Forumi i gjashtë Global për Rregullimin e Energjisë

STAMBOLL (AA) - Forumi i gjashtë Botëror për Rregullimin e Energjisë (Sixth World Forum on Energy Regulation- WFER), do të fillojë të hënën në Stamboll më 25 maj dhe do të përfundojë më 28 maj.

Anadolu Agency do të jetë sponsor i këtij evenimenti që mbahet në Stamboll për katër ditë me radhë.

Forumi do të organizohet nga Autoriteti Rregullativ i Tregut të Energjisë në Turqi (EMRA). Bëhet e ditur se fokusi kryesor i këtij forumi do të jetë rregullimi i tregut të energjisë.

Gjithashtu organizatorët kanë përcaktuar se forumi ka për qëllim të zhvillojë një qasje të përbashkët për rregullimin e tregut të energjisë, duke mbledhur së bashku drejtuesit e institucioneve rregullatore dhe përfaqësues nga vendet e zhvilluara dhe përfaqësuesit e vendeve në zhvillim.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın