Behçet Alkan
31 korrik 2026•Përditësim: 31 korrik 2026
"Festivali i Balonëve në Kapadokya", i organizuar për herë të shtatë këtë vit në Nevsehir, nisi me pjesëmarrjen e balonave me figura nga Turqia dhe vende të ndryshme, raporton Anadolu.
Në festivalin e organizuar nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Turqisë, morën pjesë 30 balona me ajër të nxehtë me figura nga Turqia, si dhe nga SHBA-ja, Franca, Anglia, Belgjika, Holanda, Brazili, Sllovakia, Austria dhe Polonia.
Balonat me figura, të përgatitur për fluturim në zonën e festivalit në vendbanimin Goreme në orët e lindjes së diellit, tërhoqën vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj. Balonat, të dizajnuar me forma të ndryshme si zemër, buf, zogth, ujk, rosë, papagall, oktapod, raketë, glob, klloun dhe figura të tjera, zhvilluan fluturime demonstrative mbi luginat e mbuluara me oxhaqe zanash.
Guvernatori i Nevsehirit, Huseyin Kok, në një deklaratë për gazetarët tha se me aktivitetin në Kapadokya është krijuar një spektakël vizual.
Kok theksoi se qindra mijëra turistë patën mundësinë të shijojnë rajonin nga qielli përmes tureve me balona gjatë periudhës janar-korrik të këtij viti.
"Në rajonin tonë janë 359 balona me ajër të nxehtë në 30 kompani të tureve me balona. 37 nga pilotët tanë janë gra. Këtë vit rreth 316.000 mysafirë morën pjesë në turet me balona. Çdo vit mesatarisht 750 mijë mysafirë përjetojnë eksperiencën e balonave. Duke parë numrin mesatar të fluturimeve, megjithëse ndryshon në varësi të kushteve atmosferike, kjo eksperiencë zhvillohet në 224 ditë të vitit. Ndjejmë kënaqësi të madhe që mirëpresim mysafirët tanë në këtë bukuri të veçantë natyrore, ku bashkohen historia, natyra dhe trashëgimia, nga selxhukët te osmanët, nga hititët te romakët", u shpreh ai.
- Vizitorët krijuan radhë për të parë balonët me figura
Abdussamet Aygun, i cili mbërriti në zonën e festivalit me dritën e parë të mëngjesit për të parë balonat, tha se po përpiqeshin të realizonin fotografinë më të bukur të pamjes së krijuar nga balonët.
Ozge Senmerdan u shpreh se kishte ardhur nga Ankaraja për të parë balonët pjesëmarrës në festival.
Rahime Aygun tha se balonët me figura krijojnë një pamje në harmoni me oxhaqet e zanave dhe se i pëlqen shumë t'i shikojë.
Festivali do të përfundojë të dielën, më 2 gusht.