Turqia

Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin finlandez

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për marrëdhëniet e dy vendeve dhe aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO

Sefa Mutlu   | 21.05.2022
Erdoğan zhvillon bisedë telefonike me presidentin finlandez

Stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Finlandës, Sauli Niinistö, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Drejtoria e komunikimeve të Presidencës thuhet se në bisedë u diskutua për marrëdhëniet e dy vendeve dhe aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO.

Presidenti Erdoğan në bisedë theksoi se një qasje që injoron organizatat terroriste që përbëjnë kërcënim në aspektin e një aleati brenda NATO-s, nuk mund të jetë i pajtueshëm me frymën e miqësisë dhe aleancës.

Erdoğan ka thënë se është e drejta më e natyrshme që të tregohet respekt ndaj luftës së vendosur dhe legjitime që Turqia ka ndërmarrë kundër një kërcënimi të hapur ndaj popullit të saj dhe sigurisë së saj kombëtare dhe që të pritet që ndaj kësaj lufte të ofrohet mbështetje.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın